THEA BY K
← Katalogu

Politika e privatësisë

THEA BY K Privacy Policy (English) →

Kjo faqe menaxhohet nga Kezjana Dardha, Person Fizik, NUIS M31731026C, me emër tregtar „Thea by K“ („Thea“). Mbrojtja e të dhënave të tua është e rëndësishme për ne. Këtu shpjegojmë çfarë mbledhim, pse, ku qëndron, sa kohë e mbajmë dhe si mund ta kontrollosh.

Përditësuar: 30 tetor 2026.

1. Kush jemi dhe si na kontakton

Përgjegjëse për të dhënat është Kezjana Dardha (Thea by K), Rruga Peti, njësia N5, Tiranë. Email: info@theashop.al · WhatsApp: +355 69 565 7347.

2. Çfarë mbledhim dhe pse

Baza ligjore (Ligji nr. 124/2024 «Për mbrojtjen e të dhënave personale», neni 7, i përafruar me Rregulloren e BE 2016/679 – GDPR, neni 6):

Shërbimi është për persona mbi 18 vjeç. Nuk mbledhim me dije të dhëna të fëmijëve; nëse mendon se na ka shkruar një fëmijë, na njofto dhe i fshijmë.

3. Cookie-t dhe ruajtja në shfletues

Sipas Ligjit nr. 54/2024 «Për komunikimet elektronike» (neni 158, pika 6), në pajisjen tënde ruajmë ose lexojmë diçka pa pëlqim vetëm kur është e domosdoshme për shërbimin që kërkon ti. Prandaj cookie-t tona (vendosen nga theashop.al dhe s'ndahen me askënd) janë dy llojesh.

Të domosdoshme dhe funksionale (pa pëlqim, sepse i kërkon vetë):

Të matjes, vetëm pas «Prano» (pa «Prano» nuk vendosen dhe, edhe nëse shfletuesi i ka nga më parë, nuk i lexojmë; me «Vetëm bazë» i fshijmë):

Asnjëra nuk mban emër, telefon apo email dhe asnjë palë e tretë s'i lexon; mund t'i fshish kur të duash nga cilësimet e shfletuesit, pa humbur asgjë nga porosia.

Ruajtja në shfletues (jo cookie, nuk dërgohet te ne): shporta, kontakti i ruajtur për porosinë e ardhshme, masa, produktet e shikuara fundit, zgjedhja jote për cookie-t dhe për njoftimet, dhe nëse e ke mbyllur ofertën e mirëseardhjes.

Statistika dhe reklama (palë të treta), vetëm pasi shtyp «Prano» te baneri:

Me «Vetëm bazë» nuk ngarkohet asnjë nga këto. Zgjedhjen e ndryshon kur të duash me lidhjen «Cookie» në fund të faqes; cookie-t e vendosura tashmë i fshin nga cilësimet e shfletuesit.

4. Me kë i ndajmë të dhënat

Nuk i shesim dhe nuk i japim askujt për reklama të tjera. Ofruesit që i përpunojnë për ne, vetëm për qëllimin e shënuar, janë:

Disa nga këta ofrues janë jashtë Shqipërisë (në BE dhe në SHBA), dhe të dhënat mund të përpunohen atje. Përdorim vetëm shërbime që kanë mbrojtje të pranuar për të dhënat.

5. Të dhënat nga Google dhe YouTube (kanali i dyqanit)

Për të publikuar videot e produkteve tona te kanali YouTube i dyqanit («Thea By Kezjana»), faqja jonë lidhet me atë kanal përmes Google OAuth. Lidhjen e bën vetëm pronarja e kanalit, me llogarinë e saj Google. Ajo është e ndarë nga hyrja e klientëve me llogari Google që përshkruhet te seksioni 2.

THEA BY K's use and transfer to any other app of information received from Google APIs will adhere to the Google API Services User Data Policy, including the Limited Use requirements.

6. Të dhënat nga TikTok

THEA BY K përdor dy produkte të TikTok for Developers: Login Kit dhe Content Posting API.

7. Të dhënat nga Pinterest

THEA BY K përdor API-n e Pinterest vetëm për të publikuar Pin-et e produkteve të veta.

8. Sa kohë i mbajmë

9. Si i mbrojmë

Faqja përdor HTTPS. Aksesi në panelin e adminit është i kufizuar, dhe kërkesat e dërguara nga faqja kontrollohen për të mbrojtur nga ndryshime të paautorizuara. Kopjet rezervë janë të enkriptuara. Asnjë sistem nuk është 100% i sigurt, prandaj na njofto nëse dyshon për ndonjë problem.

10. Të drejtat e tua

Mund të na kërkosh në çdo kohë:

Shkruaj te info@theashop.al ose në WhatsApp nga numri yt. Të përgjigjemi sa më shpejt, dhe jo më vonë se 30 ditë. Udhëzimet hap pas hapi: Si t'i fshish të dhënat.

Kundërshtimi i marketingut zbatohet menjëherë (Ligji 124/2024, neni 19). Nëse mendon që të dhënat e tua nuk trajtohen si duhet, mund të ankohesh te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (idp.al).

11. Ndryshimet

Mund ta përditësojmë këtë politikë. Ndryshimet e rëndësishme do të shfaqen këtu, me datën e re.

Përditësuar: 30 tetor 2026 (versioni i mëparshëm: 26 tetor 2026).

WEAR YOUR CONFIDENCE. THEA BY K