THEA BY K
Bashkëpuno me THEA BY K
Bëhu partner i THEA BY K. Zgjidh si do të bashkëpunosh, na trego çfarë ofron dhe çfarë kërkon. Aplikimi lexohet vetë nga Kezjana, dhe kushtet e plota i flasim bashkë pasi të shkruajmë.
🔗 Partner me link personal
Ndan me ndjekësit e tu copat që të pëlqejnë dhe fiton për çdo porosi të përfunduar nga linku yt.
- Merr linkun, kodin dhe portalin tënd: në portal sheh shitjet, komisionin dhe copat e reja me link gati.
- Kush hyn nga linku yt merr −10% zbritje te shporta, vetëm në porosinë e parë.
- Komisioni: 5% e vlerës së copave (pa transportin), për çdo porosi të përfunduar. Bëhet i pagueshëm pasi kalon afati i kthimit (14 ditë) dhe paguhet nga Kezjana.
🎬 Partner për përmbajtje
Shpesh kemi copa të vetme që duam t'i shohim të veshura dhe të prezantuara në Reel, Story ose postim.
- Zakonisht bashkëpunojmë me një Reel (ose TikTok) në Collab me @theabyk.
- Kushtet për secilin bashkëpunim (copat, çfarë postohet, çfarë ofrohet) i vendosim bashkë, pasi të na shkruash. Këtu nuk premtojmë dhe nuk kërkojmë asgjë paraprakisht.
Rregullat e thjeshta
- Thuaj të vërtetën për copat: janë të reja me etiketë, shumica janë një copë e vetme dhe çmimi është ai në faqe.
- Shëno që është link partneriteti (p.sh. «link partneriteti» te postimi ose mesazhi).
- Pa vlerësime ose komente të rreme, pa spam dhe pa premtime që s'i japim.
- Porositë e anuluara, të refuzuara ose të kthyera nuk japin komision; as blerja jote vetë, as porositë që përfitojnë ofertën e xhaketave dhe palltove.