THEA BY K
← Katalogu

Pyetje të shpeshta

Si mund të bëj një porosi?

Zgjidh produktin dhe masën, shto në shportë, plotëso të dhënat dhe përfundo porosinë. Pas porosisë të kontaktojmë për konfirmim. Paguan kur e merr (COD).

Çfarë produktesh shitni?

Veshje për femra: fustane, bluza, këmisha, pallto, pantallona, xhaketa dhe xhinse. Aktualisht nuk shesim çanta dhe këpucë.

A bëni dërgesa në të gjithë Shqipërinë?

Po. Dërgojmë në Tiranë dhe jashtë Tiranës.

Sa kohë zgjat dërgesa?

Porositë dorëzohen brenda 1–3 ditë pune, në varësi të qytetit dhe korrierit.

Sa kushton transporti?

Në Tiranë transporti kushton 200 lek, jashtë Tiranës 300 lek; për porosi mbi 4.500 lek është falas. Nëse e merr vetë në dyqan, është falas.

Si mund ta marr porosinë falas?

Mund ta marrësh vetë në dyqan, te Rruga Peti, njësia N5 (pranë Kopshtit Zoologjik, Liqeni i Thatë), Tiranë, pa asnjë kosto transporti.

Si mund të paguaj?

Pagesa bëhet në dorë, kur e merr porosinë, me PayPal (kartë ose llogari PayPal, në euro), ose me transfertë bankare nga e-banking-u (IBAN-i te shporta dhe te faqja Mënyrat e pagesës).

A ka zbritje për porosinë e parë?

Po. Porosia jote e parë përfiton 10% zbritje automatikisht te shporta. Vlen për këdo që s'ka bërë porosi më parë.

Si ta zgjedh masën e duhur?

Te çdo produkt ke tabelën e masave dhe butonin «Pyet për masën». Për ndihmë të mëtejshme, na shkruaj në WhatsApp me gjatësinë, peshën dhe masën që vesh zakonisht.

A mund ta ndërroj ose kthej produktin nëse nuk më bën?

Po. Ke 14 ditë nga marrja për të hequr dorë nga porosia pa dhënë arsye (Ligji 9902/2008): e kthen produktin pa shenja përdorimi, me etiketa, dhe paratë t'i kthejmë brenda 14 ditëve nga njoftimi. Transportin e kthimit e paguan klientja; mund të kërkosh edhe ndërrim me një masë tjetër. Njoftimi bëhet te faqja «Kthimi i produkteve» (forma online), në WhatsApp ose me email.

Si mund ta ndjek porosinë time?

Kur porosia del për dorëzim, të dërgojmë lidhjen e ndjekjes me WhatsApp, ku shihet statusi. Nëse ke llogari, porosia shfaqet edhe te «Llogaria ime».

Si krijoj një llogari?

Mund të regjistrohesh me email ose me llogarinë tënde të Google, Facebook ose LinkedIn. Llogaria të ndihmon të shohësh porositë e kaluara.

Si fshij llogarinë time?

Hyr te «Llogaria ime» dhe në fund shko te «Fshi llogarinë time». Porositë e kaluara mbeten vetëm si regjistër shitjesh, pa emrin, telefonin dhe adresën tënde.

Çfarë është prova virtuale?

Ngarkon një foto dhe shikon si të rri veshja. Fotoja jote fshihet menjëherë pas përpunimit dhe nuk ruhet.

Çfarë ndodh nëse copa që dua është shitur?

Shumica e copave janë njësi të vetme, ndaj kur shitet një copë zakonisht s'rikthehet; shiko çdo ditë të rejat. Për një masë që ka mbaruar mund të lësh emailin te «Më njofto» dhe të njoftojmë nëse rikthehet (p.sh. kur një porosi anulohet). Na ndiq edhe në Instagram @theabyk.

Si mund t'ju kontaktoj?

Me WhatsApp, Instagram ose me email te info@theashop.al.

A mund të më ndihmoni të krijoj një kombinim?

Po. Na shkruaj dhe të ndihmojmë të krijosh një kombinim sipas stilit tënd, me copat që kemi në stok.

Ke pyetje tjetër? Na shkruaj në WhatsApp.

WEAR YOUR CONFIDENCE. THEA BY K