Si të porosis
Porosia bëhet online në 1 minutë — pa regjistrim të detyruar, pa pagesë paraprake.
- Shfleto katalogun dhe hap produktin që të pëlqen.
- Zgjidh masën (shiko tabelën e masave nëse s'je e sigurt) dhe kliko "Shto në shportë".
- Te shporta zgjidh: dërgesë në adresë (200 lek Tiranë · 300 lek jashtë) ose merr falas në dyqan (Rruga Peti, njësia N5 (pranë Kopshtit Zoologjik, Liqeni i Thatë), Tiranë).
- Plotëso emrin, telefonin dhe adresën → "Përfundo porosinë". Të vjen konfirmim në email dhe të kontaktojmë për ta konfirmuar.
- E merr pakon brenda 1–3 ditë pune dhe paguan cash kur e marrësh.
Preferon me mesazh? Te çdo produkt ka edhe butonin "porosit në WhatsApp" — hapet biseda me kodin e produktit gati.
Llogaria (opsionale)
Nëse krijon llogari (ose hyn me Google/Facebook), arka mbushet vetë herën tjetër dhe i ndjek porositë te Llogaria ime.
Transporti
Në Tiranë transporti kushton 200 lek, jashtë Tiranës 300 lek; për porosi mbi 4.500 lek është falas. Nëse e merr vetë në dyqan, është falas. Paguan kur e merr pakon; dyqani: Hën–Shtu 09:00–20:00.
Ndërrimi
Ke 14 ditë nga marrja për të hequr dorë nga porosia pa dhënë arsye (kthim parash brenda 14 ditëve nga njoftimi; transportin e kthimit e paguan klientja) ose për ta ndërruar me një masë tjetër — produkti pa shenja përdorimi, me etiketën origjinale. Detajet te Kthimi i produkteve.