THEA BY K
← Udhëzuesit

Masa e xhupit dhe e palltos kur blen online: 4 matje dhe një rregull

· THEA BY K, Tiranë

Si matesh vetë, çfarë krahason me tabelën e masave dhe çfarë bën kur je mes dy masave, para se të porosisësh një xhup ose pallto.

Xhupi dhe pallto veshen mbi rroba të tjera, ndaj masa e tyre ka një logjikë të ndryshme nga ajo e një bluze. Pyetja më e shpeshtë që marrim është «a më bën?». Ja si ta përgjigjesh vetë me katër matje dhe një rregull të thjeshtë.

Katër matjet

Përdor një centimetër të butë (si i rrobaqepësve), mundësisht mbi rroba të holla dhe jo mbi një triko të trashë.

  1. Gjoksi: rreth pjesës më të gjerë të gjoksit, me centimetrin horizontal dhe jo të shtrënguar fort.
  2. Shpatullat: nga skaji i njërës shpatull te skaji i tjetrës, në anën e pasme.
  3. Krahu: nga skaji i shpatullës deri te kyçi i dorës, me krahun pak të përkulur.
  4. Gjatësia e dëshiruar: nga mbi qafën e prapme (te jaka) deri aty ku do që të mbarojë xhupi ose pallto.

Si i krahason

Krahaso gjoksin dhe shpatullat me tabelën e masave. Disa copa kanë masa me shkronja (S, M, L) dhe disa me numra; nëse copa që të pëlqen ka masë me numër dhe nuk je e sigurt, na shkruaj gjatësinë dhe masën që vesh zakonisht dhe të themi me saktësi nëse të shkon.

Rregulli për xhup e pallto

Nëse je mes dy masave, zgjidh më të madhen: poshtë do të veshësh një triko dhe mbushja ose stofi i trashë zë vend. Një pallto pak e gjerë vishet mirë, ndërsa një e ngushtë nuk të lë të lëvizësh. Për blazerat është ndryshe: aty shpatullat vendosin masën.

Prerjet

Nëse nuk je e sigurt

Mund ta provosh virtualisht me një foto tënden: është pamje orientuese e gjeneruar nga kompjuteri, kështu që gjatësia dhe detajet mund të dalin pak ndryshe nga e vërteta dhe nuk zëvendëson masën. Shkruaj në WhatsApp dhe të ndihmojmë, ose vizito dyqanin në Tiranë. Ke 14 ditë nga marrja për të hequr dorë nga porosia, pa shenja përdorimi dhe me etiketat; pagesa bëhet kur e merr.

Shiko palltot dhe xhupat e xhaketat.

WEAR YOUR CONFIDENCE. THEA BY K